Altun: Ajo çfarë kërkon Turqia është mbështetja e saj në luftën kundër terrorit

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun,i cili ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të NATO-s, bëri deklarata të rëndësishme në llogarinë e tij në Twitter.

1317319
Altun: Ajo çfarë kërkon Turqia është mbështetja e saj në luftën kundër terrorit

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun tha se Turqia duke menaxhuar me krizën e refugjatëve dhe luftuar kundër organizatës terroriste DAESH ka dhënë më së shumti kontribute në NATO, ndërsa shtoi se është e nevojshme që edhe aleatët ta ndihmojnë Turqinë në luftën e saj kundër organizatave terroriste.

Altun, i cili ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të NATO-s me delegacionin e kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, bëri deklarata në lidhje me samitin në llogarinë e tij në Twitter.

“Ajo çfarë kërkon Turqia është shumë e qartë. Ashtu siç ne kontribuojmë më së shumti në NATO duke menaxhuar me krizën e refugjatëve dhe duke luftuar DAESH-in si dhe duke mbështetur sigurinë e aleatëve tanë, edhe aleatët tanë duhet të na mbështesin në luftën tonë kundër organizatave terroriste”, shkroi Altun në postimin e tij.

Duke vënë në dukje se aleatët në NATO duhet t’i japin fund mbështetjes së organizatës terroriste PKK/YPG/PYD dhe të bëjnë atë që u takon, Altun tha: “Aleatëve tanë u kërkohet të bashkëpunojnë me ne duke i rikthyer anëtarët e arratisur të organizatës terroriste FETO, të cilët janë autorët e përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik. Këta terroristë nuk duhet të lejohen të kërkojnë ndihmë, mbështetje ose azil nga aleatët tanë evropianë”.

Altun theksoi se Turqia ka dërguar trupat e saj në Siri për të mundësuar kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

“Ne parandaluam që një rajon shumë i madh të bëhej strehë e sigurt për terroristët. Ndërkaq aleatët tanë në vend se të mbështesin përpjekjet tona, ata na kritikuan. Kritikët tanë patën edhe guxim të vënë në dyshim shqetësimet tona të sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin tonë në NATO”, bëri të ditur Altun.

Ai gjithashtu tha se “Ne jemi vendi që ka kontribuar më shumë në NATO për hir të sigurisë së përbashkët, edhe përballë kërcënimeve më serioze”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne nuk kemi ndërmend të komprometojmë sigurinë tonë kombëtare në të ardhmen e afërt. Si rezultat i krizës më të rëndë humanitare në periudhën në të cilën jetojmë, ne në Turqi mirëpresim më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë. Shumë burime dhe dhjetëra miliona dollarë janë shpenzuar për këtë kauzë. Aleatët tanë evropianë vazhdojnë të jenë të trembur në çështjen e ndihmës për zgjidhjen e këtij problemi të madh”.

Altun theksoi se Samiti i NATO-s është një mundësi e shkëlqyeshme për t'i adresuar këto çështje në mënyrë të hapur dhe tha se “Duhet të merren parasysh siguria e Turqisë nevojat dhe shqetësimet, si dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar. NATO mund të forcohet vetëm përmes dialogut domethënës”.

 


Lajme të ngjashme