Altun: Turqia nuk ka parë mbështetjen e pritur nga NATO-ja

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në një postim të bërë në gjuhën angleze në Twitter Altun tha se Turqia përballë angazhimeve dhe kontributeve në NATO pret të formohet një strategji e përbashkët sigurie.

Altun: Turqia nuk ka parë mbështetjen e pritur nga NATO-ja

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur se nuk kanë parë mbështetjen e pritur nga NATO-ja viteve të fundit.

Në një postim të bërë në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Twitter, Altun tha se Turqia përballë angazhimeve dhe kontributeve në NATO pret të formohet një strategji e përbashkët që në të vërtetë mbështetë shqetësimet për siguri.

“NATO po përgatitet për një samit të rëndësishëm, i cili duhet të marrë vendime të vështira në ditët e sotme pasi mjedisi i sigurisë ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më i pasigurt. Ndërsa kërcënimet ndaj sigurisë sonë janë rritur në vitet e fundit, Turqia është e gatshme të ndihmojë për të udhëhequr një dialog strategjik. NATO-ja duhet të kuptojë, pranojë dhe adresojë shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare dhe të sigurojë zgjidhje në përputhje me rrethanat, si në mënyrë taktike, ashtu edhe operative. Siguria e përbashkët e aleancës mund të arrihet vetëm duke eliminuar shqetësimet e shteteve anëtare”, bëri të ditur Altun.

Ai në mesazhin e tij në mes tjerash tha: “Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën ka qenë e përfshirë në disa misione të NATO-s. Ne do të vazhdojmë të japim kontribute, por gjithashtu presim mbështetje për shqetësimet tona. NATO mund të zgjidhë kërcënimet ndaj aleancës dhe vendeve anëtare të saj vetëm duke sqaruar natyrën e këtyre kërcënimeve. Siguria kolektive është gurthemeli më i rëndësishëm i stabilitetit në kohë paqe dhe i sigurisë në kohën e luftës. Mospranimi i duhur i perceptimeve legjitime dhe të sigurisë së shteteve anëtare do të dobësojnë aleancën dhe do ta bëjnë NATO-n më pak të besueshëm”.

 


Lajme të ngjashme