Turqia me Libinë nuk lejojnë situata të llojit ‘fakt i kryer’ në Mesdhe

Memorandumi i mirëkuptimit që Turqia ka firmosur me Libinë për përcaktimin e zonave të juridiksionit detar tregon më së miri që të dyja vendet nuk do të lejojnë ‘fakte të kryera’ në Mesdheun Lindor, thotë zëdhënësi i MPJ-s në një komunikatë me shkrim.

Turqia me Libinë nuk lejojnë situata të llojit ‘fakt i kryer’ në Mesdhe

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Z. Hami Aksoy të dielën iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me deklaratat e bëra nga Greqia dhe Egjipti për memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë [GNA] mbi “Kufizimin e Zonave të Juridiksionit Detar [në Mesdheun Lindor]”.

"Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje me Libinë, të dyja vendet e kanë manifestuar qartë qëllimin e tyre për të mos lejuar asnjë situatë të natyrës ‘fakt i kryer’ [në Mesdheun Lindor]," tha Hami Aksoy.

Marrëveshja e firmosur me Libinë përcakton një pjesë të kufijve perëndimorë të juridiksionit detar të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe është një marrëveshje e bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sqaron më tej zëdhënësi Aksoy.

Para se ta firmoste këtë marrëveshje Turqia i kishte ftuar palët për një konsensus të bazuar në drejtësi dhe ajo [Turqia] vazhdon ende të jetë e gatshme për bisedime të tilla, thotë Aksoy dhe shton:

“Përkundër kësaj qasjeje të Turqisë, që bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në barazi, në vend të fillimit të bisedimeve u preferua [nga vende të tjera] akuzimi i Turqisë duke hedhur vetëm hapa të njëanshëm. (...) Me Marrëveshjen e fundit, që është nënshkruar me Libinë, të dyja vendet kanë manifestuar hapur që ato nuk do të lejojë situata të llojit ‘fakt i kryer’,- përfundon zëdhënësi Aksoy.



Lajme të ngjashme