Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke do të zhvillojë aktivitete të ndryshme në Londër

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të ndryshme në Londër, kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e Samitit të Udhëheqësve të NATO-s, në të cilin do të marrë pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, sot (e hënë) në kuadër të një serie të paneleve të “Turkey Talks” (Bisedimeve të Turqisë) në “London Naval and Military Club” (Klubi Detar dhe Ushtarak i Londrës) do të mbahet paneli me temë “Roli i Turqisë në NATO dhe Sfidat e Sigurisë Rajonale”.

Pas panelit, ku do të bisedohet për rëndësinë e Turqisë për NATO dhe të NATO-s për Turqinë, delegacioni turk do të takohet me anëtarët e “Bordit redaktues të Financial Times”.

Delegacioni turk të martën do të marrë pjesë edhe në aktivitetin me temë “NATO Engages: Innovatin the Alliance” (Angazhimet e NATO-s: Përtëritja e Aleancës) që do të mbahet në kuadër të Samitit të Liderëve dhe do të përqendrohet në rëndësinë dhe të ardhmen e NATO-s në një botë në ndryshim.

Më 4 dhjetor delegacioni turk do të marrë pjesë në mbledhjen e tryezës së rrumbullakët të “Conservative Friends of Turkey – CFT” (Miqtë konservatorë të Turqisë), të kryesuar nga Nick de Bois, ish-deputetit i Partisë Konservatore dhe ish-këshilltari i posaçëm i ministrit për Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë mbledhjes, ku do të bisedohet mbi dimensionet ekonomike dhe të sigurisë mes Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në rast të ndonjë Brexiti të mundshëm si dhe do të shkëmbehen mendimet mbi hartën rrugore të marrëdhënieve të mëtejshme bilaterale.

Lajme të ngjashme