Turqia dëbon një luftëtar të huaj terrorist me shtetësi irlandeze
Turqia njoftoi të dielën dëbimin e një luftëtari të huaj terrorist me shtetësi irlandeze drejt vendit të origjinës.
1315460

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur përmes një komunikate të shkruar se vazhdojnë procedurat e riatdhesimit të luftëtarëve të huaj terroristë në vendet përkatëse.
“Në këtë kontekst, sot u dëbua një luftëtar i huaj terrorist me shtetësi të Irlandës”, theksohet në komunikatën e MPB turke.