Çavusoglu: Turqia ka një potencial të jashtëzakonshëm gjeopolitik

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të dielën se Turqia ka një pozicion të jashtëzakonshëm në botë me potencialin e saj gjeopolitik.

Çavusoglu: Turqia ka një potencial të jashtëzakonshëm gjeopolitik

Gjatë një fjalimi drejtuar të pranishmëve në Mbledhjen Rajonale të Forumit Rinor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), organizuar në një hotel të qytezës turistike Alania, në provincën mesdhetare turke të Antalies, Çavusoglu gjeografia vjen në krye të elementeve që influencojnë politikën e jashtme.

Duke iu referuar përurimit të lidhjes së Gazsjellësit Natyror Transanadolli (TANAP) me Evropën të shtunën, Çavusoglu tha e Turqia tani është një korridor energjetik.

Projekti TANAP u fillua zyrtarisht në qershor 2018. Ai shtrihet nga kufiri turko-gjeorgjian deri në kufirin turko-grek.

Tubacioni do të fillojë transportimin e gazit në pjesën evropiane të Korridorit Jugor të Gazit (SGC), një iniciativë ambicioze e Komisionit Evropian për një rrugë furnizimi me gaz natyror nga rajoni i Kaspikut dhe Lindja e Mesme për në Evropë.

Ai do të kalojë përmes Tubacionit Transadriatik (TAP), këmba evropiane e SGC-së.

Me një investim prej rreth 7 miliardë dollarësh, TANAP-i do të dërgojë në Turqi 6 miliardë m3 gaz të Azerbajxhanit dhe në Evropë 10 miliardë m3 gaz në vit.

“Turqia luan gjithashtu një rol kritik në rigjallërimin e Rrugës historike të Mëndafshit”, shtoi Çavusoglu.

Ai shtoi se Turqia është bërë një urë lidhëse për Londrën me Tokio dhe se vendi duhet ta shfrytëzojë si duhet këtë mundësi.

Sa i përket ndërtimit të Kanalit të Stambollit, një vijë ujore artificiale në nivelin e detit, Çavusoglu tha se Turqia do të ndryshojë dinamikën e historisë në detari dhe transport.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm vuri në pah se Turqia e përdor fuqinë e saj të ashpër kur është e nevojshme, por ka nevojë për fuqi të butë për të forcuar pozicionin e saj në një shkallë globale.

Sipas tij, Turqia është bërë shpresë për njerëzit e shtypur duke dërguar ndihma humanitare anembanë botës.

“Turqia jo vetëm që hap ambasada ose konsullata të përgjithshme jashtë vendit, por gjithashtu përpiqet të jetë e pranishme jashtë shtetit me të gjitha institucionet e saj”, theksoi Çavusoglu duke përshëndetur përpjekjet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), si dhe Autoritetin e Çështjeve Fetare (Diyanet).



Lajme të ngjashme