Turqia i shpreh ngushëllimet Anglisë për sulmin terrorist në Londër

Si pasojë e një sulmi me thikë në Urën e Londrës u vranë 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

1315068
Turqia i shpreh ngushëllimet Anglisë për sulmin terrorist në Londër

Turqia i shprehu ngushëllimet Anglisë.

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një mesazh ngushëllimi në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi të premten në Londër.

Në deklaratë bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim të thellë se dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist që ndodhi dje në Londër (29 nëntor) dhe nënvizohet se ky sulm i urryer tregoi edhe një herë “natyrën brutale dhe të pamëshirshme të terrorizmit që synon jetën e njerëzve të pafajshëm”.

“Ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët jemi në solidaritet në këtë ditë të vështirë. Ne gjithashtu dëshirojmë durim për familjet e personave që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”.

Si pasojë e një sulmi me thikë në Urën e Londrës u vranë 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.



Lajme të ngjashme