Fillojnë përgatitjet për banesat që Turqia do të ndërtojë në Shqipëri

Autoritetet turke i janë përveshë punës për të vënë në zbatim direktivën e Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për ndërtimin e banesa në Shqipëri.

Fillojnë përgatitjet për banesat që Turqia do të ndërtojë në Shqipëri

Autoritetet turke i janë përveshë punës për të vënë në zbatim direktivën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për ndërtimin e banesave në Shqipëri pas tërmetit me fuqi 6,3 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit të Shqipërisë, dhe që ka shkaktuar 51 viktima.

Delegacioni i Drejtorisë së Administrimit të Banesave Publike (TOKI) dhe Ministrisë Mjedisit dhe Urbanistikës së Turqisë kryesuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Erdoan ‪për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri zhvilloi takimin e parë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti.

Vlen të përmendet se në një deklaratë të bërë dje nga Presidenti Erdoan bëhet e ditur se Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri.

“Ne do të ndërtojmë 500 banesa në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia që na imponon qytetërimi ynë. Vëllezërit turq do të ndërtojnë për vëllezërit e tyre shqiptarë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti. Ne kemi lidhje vëllazërore dhe nuk presim askënd. Me këto banesa ne do të shtrijmë dorën tonë të ndihmës për ata që janë në një situatë të vështirë në sezonin e dimrit”, u shpreh Erdoan gjatë një prononcimi ditën e premte (29.11.2029).

 


Lajme të ngjashme