Vendet anëtare të NATO-s duhet të marrin parasysh interesat e përbashkëta të aleancës

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur që vendet anëtare të aleancës veri-atlantike (NATO) duhet të marrin parasysh interesat e përbashkëta dhe sigurinë e shteteve anëtare.

1314607
Vendet anëtare të NATO-s duhet të marrin parasysh interesat e përbashkëta të aleancës

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur që vendet anëtare të aleancës veri-atlantike (NATO) duhet të marrin parasysh interesat e përbashkëta dhe sigurinë e shteteve anëtare.

Fahrettin Altun u prononcua nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter për deklaratën e Presidentit Macron të bërë në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” të kryer nga Turqia në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, se Turqia nuk duhet të pret solidarizim nga aleatët në NATO.

Altun shprehet se fuqia dhe efektiviteti i aleancës transatlantike janë elementë të rëndësishëm për sigurinë kolektive dhe paqen e shteteve anëtare.

“Në NATO, ashtu si në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, me kalimin e kohës u shfaq nevoja për reformë dhe revizion. Është përgjegjësia e anëtarëve të NATO-s për të udhëhequr këtë proces”, vlerësoi Altun.

Duke vënë në dukje se Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s që nga fillimi dhe se luan një rol jetik në aleancë Altun tha: “Ne bëjmë thirrje shteteve anëtare për mirëkuptim për shqetësimet e sigurisë kombëtare të Turqisë. Çdo shtet anëtarë dhe udhëheqës që janë përgjegjës është i detyruar të paraqet propozimin e tij të reformës dhe duke e bërë këtë të marrë parasysh interesat e përbashkëta dhe sigurinë e të gjitha shteteve anëtare”.

“Është e padrejtë që një vend (Franca) të akuzojë NATO-n për aleancën për shkak të problemeve të veta të politikës së jashtme, zgjedhjeve të gabuara, rënies progresive në vlefshmërinë strategjike dhe llogarive të saj të brendshme. Kjo është gjithashtu një padrejtësi e madhe për popullin francez”, bëri të ditur Altun.

 


Lajme të ngjashme