TIKA dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau ndihma humanitare për 1 mijë e 100 familje të prekura nga sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës.

1314541

TIKA, në bashkëpunim me Ministrinë Palestineze të Zhvillimit Social në Gaza, familjeve në fjalë u shpërndau 500 pako ushqimore, 500 jastëk, 500 shtretër, 300 çanta me enë kuzhine, 300 bombola kuzhine dhe 300 stufa.

Hammad Ebu Shebab (70-vjeç), i cili mbeti pa shtëpi në këto sulme është i detyruar të jetojë në një kontejner së bashku me familjen.

Duke e bërë të ditur se është vështirë të jetohet në kontejner, Shebab tha se “E falënderojmë popullin turk dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, përfaqësuesin e vendeve myslimane, për mbështetjen e dhënë”.

Ushtria izraelite më 12 nëntor ka njoftuar kryerjen e një sulmi në lindje të Gazës ndaj shtëpisë së Ebul Ata-s, njëri prej komandantëve të Detashmentit “Jerusalemi”, që është krahu ushtarak i Lëvizjes së Xhihadit Islamik, gjë që shkaktoi përshkallëzimin e tensionimit.

Në sulmet izraelite ndaj Gazës janë vrarë 34 palestinezë në mesin e të cilëve 8 fëmijë dhe 3 gra, ndërsa u plagosën 110 të tjerë.

Lajme të ngjashme