Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon fushatën e ndihmës për Shqipërinë

Pas tërmetit 6,3 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit shumë shtete dhe organizata joqeveritare kanë ofruar menjëherë ndihmën e tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

1314999
Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon fushatën e ndihmës për Shqipërinë

Pas tërmetit 6,3 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit shumë shtete dhe organizata joqeveritare kanë ofruar menjëherë ndihmën e tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Padyshim që edhe Turqia është ndër vendet e para, që ofruan ndihmë për vendin mik dhe vëlla, Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Ekipet turke të kërkim-shpëtimit të kryesuara nga Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) zhvillojnë punimet për të ardhur në ndihmë atje ku ndjehet nevoja.

Edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) me mbërritjen në Shqipëri filloi menjëherë me shpërndarjen e ndihmave duke bashkëpunuar edhe me Kryqin e Kuq të Shqipërisë.

Ndërsa sot në Turqi, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka filluar një fushatë sensibilizimi për të mbledhur ndihma, të cilat do të dërgohen në Shqipëri.

Në lajmërimin e postuar nga Kizilay, i cili pati një interes të madh që në minutat e para, bëhet e ditur se e gjithë Turqia mund të kontribuojë duke dërguar një mesazh Deprem (tërmet) nëpërmjet operatorëve telefonike në numrin 2868, ku çdo mesazh vlerësohet me 10 lira (afërsisht 2 dollarë).

Ky proces mund të përsëritet sa herë që dhuruesi dëshiron duke i ardhur kështu në ndihmë popullit mik dhe vëlla në këto ditë të vështira.

Ndërkaq, në një prononcim të bërë sot nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ai tha: “Në Shqipërinë e goditur nga tërmeti do të ndërtojnë 500 banesa”.

“Ne do të ndërtojmë 500 banesa në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia që na imponon qytetërimi ynë. Vëllezërit turq do të ndërtojnë për vëllezërit e tyre shqiptarë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti. Ne kemi lidhje vëllazërore dhe nuk presim askënd. Me këto banesa ne do të shtrijmë dorën tonë të ndihmës për ata që janë në një situatë të vështirë në sezonin e dimrit”, u shpreh Erdoan.

 


Lajme të ngjashme