Erdogan: Në Shqipërinë e goditur nga tërmeti do të ndërtojmë 500 banesa (i plotësuar)

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka folur në ceremoninë e hedhjes së themelit të Katedrës Recep Tayyip Erdogan të Universitetit Marmara në Maltepe të Stambollit.

1314905
Erdogan: Në Shqipërinë e goditur nga tërmeti do të ndërtojmë 500 banesa (i plotësuar)

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se ka ndodhur vdekja e trurit të NATO-s.

“Fillimisht ju kontrolloni vdekjen e trurit tuaj”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka folur në ceremoninë e hedhjes së themelit të Katedrës Recep Tayyip Erdogan të Universitetit Marmara në Maltepe të Stambollit.

Kreu i shtetit turk në fjalën e tij tha se disa vende, të cilat janë mësuar të fitojnë çdoherë, nuk mund të tolerojnë përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur të drejtën, ligjin dhe sovranitetin e saj, ndërsa reagoi edhe ndaj fjalëve të Presidentit Macron të bërë në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia ndërmerr në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, se Turqia nuk duhet të pret solidarizim nga aleatët në NATO.

“Shohim se numri i atyre, të cilët kanë problem me tretjen në lidhje me Turqinë, po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Shembulli i fundit janë debatet që u jetuan në NATO. Disa vende, të cilat janë mësuar të fitojnë çdoherë, nuk mund të tolerojnë përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur të drejtën, ligjin dhe sovranitetin e saj. Deklaratat e fundit të Presidentit Francez janë një shembull i këtij botëkuptimi të cekët të sëmurë. Macron thotë se ‘ka ndodhur vdekja e trurit të NATO-s’. I nderuari Macron, të drejtohem nga Turqia, këtë do të them edhe në NATO, fillimisht ju kontrolloni vdekjen e trurit tuaj. Sepse këto deklarata i përshtaten vetëm atyre si ju që patën vdekjen e trurit. Pikë së pari ju nuk i përmbushni obligimet tuaja ndaj NATO-s. Ju as nuk i paguani paratë që duhet t'i paguani NATO-s, por kur bëhet fjalë për lëvdata, atëherë ju lavdëroheni”, bëri të ditur Erdogan.

 

Ai iu drejtua Macronit me fjalët: “Juve nuk ju mbetet për të vendosur se a do të përjashtohet apo jo Turqia nga NATO-ja. A jeni ju të autorizuar për të marrë një vendim të tillë?”

“Është vetë Franca, e cila përpiqet të mbetet në Siri, ku ata nuk kanë as interesin më të vogël dhe injorojnë shqetësimet e drejta të vendit tonë. (Duke aluduar për praninë e Francës në Siri) Ju nuk keni të drejtë dhe nuk jeni të autorizuar të jeni aty. Ju as nuk jeni të ftuar nga regjimi”, deklaroi Erdogan.

Duke vënë në dukje se lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri në asgjësimin e terroristët të fundit, Presidenti tha se “Siguria e Turqisë nënkupton sigurinë e Evropës”.

Duke theksuar se Macron është një udhëheqës i papërvojë, Erdogan këshilloi Macron të merrej me protestat e jelekëve të verdhë në vendin e tij.

Erdogan në mes tjerash foli edhe për fatkeqësinë e tërmetit që tronditi Shqipërinë, ndërsa tha se “Në Shqipërinë e goditur nga tërmeti do të ndërtojnë 500 banesa”.

“Ne do të ndërtojmë 500 banesa në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia që na imponon qytetërimi ynë. Vëllezërit turq do të ndërtojnë për vëllezërit e tyre shqiptarë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti. Ne kemi lidhje vëllazërore dhe nuk presim askënd. Me këto banesa ne do të shtrijmë dorën tonë të ndihmës për ata që janë në një situatë të vështirë në sezonin e dimrit.

https://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2019/11/28/shqiperi-numri-i-viktimave-te-termetit-u-rrit-ne-39-1313833



Lajme të ngjashme