Terroristja e kapur në Adana rrëfen për bashkëpunimin e PKK-së me DAESH-in

Drejtuesi i organizatës terroriste Murat Karayilan udhëzoi anëtarët e organizatës të bashkëpunojnë me DAESH-in.

1314306
Terroristja e kapur në Adana rrëfen për bashkëpunimin e PKK-së me DAESH-in

Terroristja siriane, e cila është kapur në Adana në kuadër të hetimit kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, u rrëfye duke përdorur dispozitën për keqardhje efektive dhe tha se drejtuesi i organizatës terroriste Murat Karayilan udhëzoi anëtarët e organizatës të bashkëpunojnë me DAESH-in.

Terroristja siriane shpjegoi udhëzimet e marra në çështjen e bashkëpunimit me DAESH-in dhe tha se “YPG/PKK-ja dërgon pjesëtarët e saj tek DAESH-i për të kryer akte terroriste. Pjesëtarët e organizatës, të cilët në pamje duken sikur janë anëtarë të DAESH-it, i kryejnë aktet kundër Turqisë dhe përpiqen ta befasojnë objektivin”.

Ajo tha që së bashku me disa anëtarë të tjerë të organizatës ka marrë pjesë në dy takime të mbajtura në 25 janar dhe 16 maj, ku në mbledhjen e parë ka qenë i pranishëm edhe kreu i organizatës Karayilan.

Në mes tjerash terroristja bëri të ditur se në këto mbledhje u tha që për akte terroriste fillimisht do të dërgohen pjesëtarët e organizatës terroriste me origjinë siriane.

“Qëllimi i kësaj është që sirianët mund të infiltrohen më lehtë mes popullatës në Turqi për të nxitur qytetarët turq kundër sirianëve, të cilët do të dëboheshin nga Turqia dhe më pas do t’i bashkoheshin organizatës terroriste”, bëri të ditur ajo.

Në mes tjerash ajo tha se “Në këto takime, terroristët u udhëzuan të ndërmarrin veprime duke dërguar burokratëve të vjetër dhe politikanëve bomba të përgatitura si pako dhuratash”.

Terroristja rrëfeu që një nga strategjitë e reja është që të organizohen akte terroriste në bashkëpunim me DAESH-in, ndërsa shtoi se udhëzimin për këtë e ka dhënë Murat Karayilan me pseudonimin “Cemal”.

Ajo shtoi se të gjitha armatimet e organizatës janë dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme