Nënkolonelja Aktop: Në operacionet “Kthetra” janë neutralizuar 170 terroristë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi të mërkurën se në kuadër të operacioneve “Kthetra”, të cilat po ndërmerren kundër organizatës terroriste separatiste PKK në veri të Irakut, janë neutralizuar 170 terroristë deri më sot.

1313701
Nënkolonelja Aktop: Në operacionet “Kthetra” janë neutralizuar 170 terroristë

Nadide Sebnem Aktop, oficere e prezantimit të Drejtorisë së Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe nënkolonele e Forcave Detare të Turqisë, organizoi një mbledhje informuese në Ankara.

“Në operacionet «Kthetra» janë neutralizuar 170 terroristë dhe asgjësuar 350 mina e mjete shpërthyese të improvizuara gjithsej deri më sot. Elementet tona po marrin masat e nevojshme në përputhje me kushtet e dimrit për t’i vazhduar operacionet në mënyrë të pandërprerë”, deklaroi ajo.

Duke rikujtuar se në këtë kontekst, forcat komando turke, në koordinim me operacionet “Kthetra-1” dhe “Kthetra-2”, kanë bërë planifikimet e nevojshme dhe më datë 25 nëntor kanë filluar një operacion kundër terroristëve, të cilët – sipas informatave të siguruara në terren – po tentojnë të kryejnë akte dhune në zonën Hakurk; zyrtarja ushtarake turke nënvizoi se gjatë aktiviteteve të kërkim-gjurmimit në kuadër të operacionit në fjalë janë identifikuar 7 terroristë, të cilët janë neutralizuar nga ajri të njëjtën ditë.

“Si rezultat i operacioneve që po kryhen (nga ushtria turke), janë vënë nën kontroll baza logjistike të rëndësishme të organizatës terroriste në zonën Hakurk duke i dhënë një goditje të fortë aftësisë manovruese të organizatës. Operacionet tona do të vazhdojnë me vendosmëri të madhe deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, përfundoi nënkolonelja Aktop.



Lajme të ngjashme