Në Van zhvillohet mbledhja e sigurisë ndërmjet Turqisë dhe Iranit

Në rrethin Van të Turqisë filli Mbledhja e 55-të e Nënkomitetit të Sigurisë, që zhvillohet ndërmjet Turqisë dhe Iranit.

1314237
Në Van zhvillohet mbledhja e sigurisë ndërmjet Turqisë dhe Iranit

Në rrethin Van të Turqisë filli Mbledhja e 55-të e Nënkomitetit të Sigurisë, që zhvillohet ndërmjet Turqisë dhe Iranit.

Prefekti Mehmet Emin Bilmez priti në zyrën e tij zëvendësprefektin e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit dhe Prefektin e Qytetit Hoj, Seyid Muhammed Abidi dhe delegacionin që e shoqëron.

Ai shprehu kënaqësinë që mirëpriti Abidin dhe delegacionin shoqërues dhe tha se takime të tilla janë shumë të dobishme për të zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet qyteteve.  

Prefekti i Vanit tha se falë takimeve zgjidhen më lehtë problemet e përbashkëta dhe nënvizoi se në takim biseduam për shumë çështje duke filluar nga siguria në vijën kufitare 285 kilometra të gjatë ndërmjet Turqisë dhe Iranit dhe pengimin e çdo lloj ngjarjeje dhe emigrimi të jashtëligjshëm.   

Edhe Abidi theksoi se kohët e fundit janë zgjeruar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ato do të përforcohen edhe më shumë këtej e tutje.

Më pas ata kaluan në sallën e mbledhjeve “Ali Pasha” për takimin ndërmjet delegacioneve.

Seanca e parë e mbledhjes përfundoi me takimet e rendit të ditës.

Takimet e delegacioneve turke dhe iraniane do të përfundojnë me memorandumin e mirëkuptimit, që do të nënshkruhet pas takimit të ditës së dytë.

Në mbledhje morën pjesë edhe Drejtori i Policisë së Rrethit, Ali Karabag, zëvendëskomandanti i Komandës së Xhandarmërisë, Koloneli Naci Akkas, Komandanti i Brigadës së 6-të kufitare si dhe prefektët e Baskale, Cildiran, Ozalp dhe Saray.



Lajme të ngjashme