Indeksi i besimit ekonomik të Turqisë rritet me 1,7 për qind në nëntor

Indeksi i besimit ekonomik të Turqisë në nëntor arriti në 91,3 pikë përqindje në baza mujore, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara të enjten.

Indeksi i besimit ekonomik të Turqisë rritet me 1,7 për qind në nëntor

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) bëri me dije se ky tregues u rrit me 1,7 për qind në 91,3 pikë përqindje, nga 89,8 që ishte në tetor.

“Rritja e besimit ekonomik erdhi nga përmirësimi në indekset e besimit të konsumatorit, sektorit real (industria e prodhimit) dhe sektorit të shërbimeve”, vuri në dukje TurkStat-i duke shtuar se indekset e besimit të konsumatorit, sektorit real dhe sektorit të shërbimeve arritën respektivisht në 59,9, 105,9 dhe 91,3 pikë përqindje në nëntor

Indeksi i besimit ekonomik është një tregues i përbërë, i cili përfshin vlerësimet, pritjet dhe tendencat e konsumatorëve dhe prodhuesve për situatën e përgjithshme ekonomike.

Në llogaritje përdoren gjithsej 20 nënindekse, me të dhënat e mbledhura në dy javët e para të çdo muaji.



Lajme të ngjashme