Erdogan: Turqia do të lëshojë satelitin vendës të komunikacionit në vitin 2022

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri me dije të mërkurën se sateliti Türksat 6A, i pari i komunikacionit i prodhuar në Turqi, do të jetë funksional në vitin 2022.

Erdogan: Turqia do të lëshojë satelitin vendës të komunikacionit në vitin 2022

Njoftimi i Presidentit Erdogan erdhi gjatë Samitit Vizionar të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD), partneri global i komunikimit të së cilit ishte Agjencia Anadolli (AA).

"Ne po hedhim hapa revolucionare në teknologjinë hapësinore. Kemi themeluar Agjencinë Hapësinore të Turqisë. Lëshuam në hapësirë satelitin Türksat 4A në vitin 2014 dhe Türksat 4B në vitin 2015", tha ai.

"Me lejen e Zotit, vitin e ardhshëm do të lëshojmë satelitin Türksat 5A dhe më 2021 Türksat 5B. Por më e rëndësishmja, në vitin 2022 do të funksionalizojmë satelitin vendës Türksat 6A", shtoi kreu i shtetit turk.

Sateliti Türksat 6A është zhvilluar nga Qendra e Montimit, Integrimit dhe Testimit Satelitor në kryeqytetin Ankara të vendit. / AA



Lajme të ngjashme