Ahmed Isse Awad: Somalia nuk ka mik më të mirë sesa Turqia

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Somalisë, Ahmed Isse Awad, deklaroi të enjten se vendi i tij nuk ka mik më të mirë sesa Turqia.

Ahmed Isse Awad: Somalia nuk ka mik më të mirë sesa Turqia

Awad u prononcua për Agjencinë Anadolli (AA) në lidhje me vizitën e tij të parë zyrtare në Ankara.

Duke theksuar se bisedimet dypalëshe me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ishin mjaft të suksesshme dhe produktive, Awad tha se me homologun turk diskutuan për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të forta ndërmjet Turqisë dhe Somalisë.

“Popullit dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilët ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për Somalinë në fusha të ndryshme si infrastruktura, burimet njerëzore, siguria dhe bursat për arsim, i solla përshëndetjet/falënderimet e Presidentit të Somalisë, Mohamed Abdullahi Farmajo dhe Kryeministrit Hasan Ali Hayri”, tha ai duke theksuar se Turqia ka një vend shumë special në zemrën e popullit somalez.

“Turqia ka bërë shumë për Somalinë. Somalia nuk ka mik më të mirë sesa Turqia. Populli somalez e di shumë mirë këtë. Mendimet dhe ndjenjat e popullit somalez janë me popullin turk”, shtoi Awad.

Shefi i diplomacisë somaleze u ndal gjithashtu mbi përpjekjet e Turqisë për ndërmjetësuar midis vendit të tij dhe Somalilandës.

“Turqia po na ndihmon shumë për lehtësimin e bisedimeve ndërmjet Somalisë dhe Somalilandës. Ne i vlerësojmë dhe përshëndesim këto përpjekje të Turqisë”, u shpreh ai duke nënvizuar se Somalilanda është një pjesë e Somalisë.



Lajme të ngjashme