Operacioni “Burimi i Paqes” – Turqia riparon spitalin në Tell Abyad të Sirisë

Turqia ka riparuar spitalin në qytetin Tal Abyad në veri të Sirisë, të cilin terroristët e PKK/YPG-së e kishin shndërruar në shtab.

Operacioni “Burimi i Paqes” – Turqia riparon spitalin në Tell Abyad të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se spitali është riparuar nga Forcat e Armatosura dhe institucionet shtetërore të Turqisë pas çlirimit të qytetit nga ana e ushtrisë turke përmes operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes”.

“Spitali i Tell Abyadit, i shndërruar në shtab nga organizata terroriste PKK/YPG, vazhdon të shërojë plagët e vëllezërve tanë sirianë pas riparimit me mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe institucioneve shtetërore të Turqisë. Falë repartit të maternitetit, foshnjat tani vijnë në jetë të sigurta”, tha Ministria në një deklaratë.

Turqia filloi më 9 tetor Operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, të ndihmojë në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Gjatë fushatës së saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së. / AA



Lajme të ngjashme