Ushtria turke neutralizon 10 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Shtatë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK janë neutralizuar në rajonin Hakurk në veri të Irakut ndërsa 3 të tjerë janë neutralizuar në rajonin Gara.

1312442

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në këtë rajon u ndërmor një operacion i mbështetur edhe nga ajri.

Ministria deklaroi se në rajonin Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan 7 terroristë të PKK-së, të cilët përgatiteshin për veprimtari terroriste.

Nga ana tjetër edhe në rajonin Gara në Veri të Irakut u neutralizuan 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet kundër terrorit në veri të Irakut.

“Si rezultat i punës së koordinuar të Forcave të Armatosura Turke dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), 3 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të identifikuar në zonën Gara në veri të Irakut, të cilët përgatiteshin për veprimtari terroriste u neutralizuan me një operacion të mbështetur nga ajri”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Lajme të ngjashme