Raketa “Bozdogan”, prodhim vendor, në inventarin e ushtrisë në vitin 2020

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se raketa “Bozdogan”, që është zhvilluar dhe prodhuar me mundësi vendore, do të hyjë në inventarin e ushtrisë në vitin 2020.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan iu drejtua deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.

Gjatë fjalimit Erdogan vuri theksin në prodhimin vendor në industrinë e mbrojtjes.

Erdogan njoftoi se raketa prodhim vendor “Bozdogan” e kaloi me sukses testin e parë të lëshimit të telekomanduar dhe tha se kjo raketë do të përfshihet në inventarin e ushtrisë turke në vitin 2020.

Raketat ajër-ajër të prodhuara nga vetëm 9 vende të botës do të montohen në avionët tanë kombëtar luftarak dhe F-16”, shtoi Erdogan.

Ai tërhoqi vëmendjen në rritjen e ekonomisë dhe në forcimin e lirës turke, ndërsa tha: “Ta lëmë dollarin dhe t’i kthehemi lirës turke. Tani lira nuk humbet në vlerë. Le të tregojmë edhe këtu kombësinë tonë”.

Lajme të ngjashme