Ministri i Mbrojtjes Akar: Operacioni në Siri fiku 'ëndrrën' e shtetit terrorist

Si rezultat i operacionit antiterrorist të Turqisë «Burimi i Paqes» u shuan "ëndrrat" për formimin e korridori terrorist, të një shteti terrorist në veri të Sirisë, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar në përgjigje të pyetjeve të deputetëve.

Ministri i Mbrojtjes Akar: Operacioni në Siri fiku 'ëndrrën' e shtetit terrorist

Pas prezantimit të p/buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) për vitin 2020 në Komisionin e Plan-Buxhetit në Kuvend (TBMM), ministri Hulusi Akar iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

“Me këto operacione garantuam sigurinë e zonave tona kufitare. Më shumë se 400 mijë sirianë u kthyen në shtëpitë e tyre”,- tha Akar.

Deputetët e pyetën ministrin Akar edhe për sistemin e mbrojtjes ajrore me raketat S-400 që janë blerë nga Rusia, se do të aktivizohet apo jo ky sistem.

“Sistemi do të punojë. Kur të ketë përfunduar aktiviteti i montimit dhe trajnimit do të vazhdojmë me zbatimin e veprimtarisë që kemi planifikuar”,- sqaroi Akar.

Kurse në lidhje me avionët F-35 ministri Akar tha: “Në të vërtetë Turqisë deri tani i janë dorëzuar 4 avionë të tipit F-35, kurse një tjetër po pret në garazh gjithashtu për të na u dorëzuar neve. Në provincën Malatya është përcaktuar edhe vendi se ku do të vendosen avionët F-35. Në takimin që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pati me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump u vendos për krijimin e një grupi pune ndërmjet dy vendeve për t’u angazhuar me këtë çështje”.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin «Burimi i Paqes» me qëllim për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë; për të siguruar kufijtë e saj; për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja arriti dy marrëveshje të ndara me Uashingtonin dhe Moskën muajin e kaluar, sipas të cilave ajo ra dakord të ndërpriste operacionin e saj për të mundësuar që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqeshin nga zona e planifikuar e sigurt, ku Turqia dëshiron të riatdhesojë miliona refugjatë sirianë që aktualisht i strehon në territorin e saj.

 


Lajme të ngjashme