Forcat turke kapin në Siri autorin e sulmeve kamikazë të DAESH-it

Forcat turke të sigurisë kanë kapur në Azez të Sirisë përgjegjësin e organizatës terroriste për sulmet kamikazë, njoftoi të premten ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu.

Forcat turke kapin në Siri autorin e sulmeve kamikazë të DAESH-it

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu (Süleyman Soylu) tha të premten se terroristi i kapur është Yusuf Huba, i njohur me pseudonimin Al-Nasir Ubeyde.

Duke dhënë detaje nga operacioni ministri Sojllu tha se Yusuf Huba është terroristi që ka trajnuar kamikazët në të gjithë botën përmes internetit.

“Kreu i organizatës terroriste DAESH që është kapur në Azez, Yusuf Huba, i njohur me pseudonimin Ebu Xhihad al-Din Nasir Ubeyde, është një emër me ndikim në organizatë. Ai di të bëjë bomba, të trajnojë njerëzit për përgatitjen e eksplozivëve. Është personi që ka planifikuar dhe ka dhënë urdhrin për sulmin me bomba në vitin 2018 në Rusi, sulmin në qendrën tregtare në Hamburg të Gjermanisë; ai është një prej trajnuesve të militantëve të organizatës terroriste DAESH për përgatitjen e autobombave, kamikazëve, atentatet me helmim”,- tha ministri Sojlu, ndërsa shtoi se procesi i hetimit të terroristit të kapur vazhdon në Siri.

 


Lajme të ngjashme