Turqia dërgon përforcime në kufirin me Sirinë

Forcat e Armatosura Turke kanë përforcuar njësitë ushtarake të dislokuara në kufirin me Sirinë me autoblinda luftarake me zinxhirë.

Turqia dërgon përforcime në kufirin me Sirinë

Fillimisht autoblindat luftarake u dërguan në provincën kufitare Kilis nga reparte në qytete të ndryshme të Turqisë. Pastaj maunat e ngarkuara me autoblinda kaluan qytezën Elbeyli dhe nën masa të shtuara sigurie vazhduan rrugën drejt vijës kufitare në Öncüpınar.

Mësohet se autoblindat në fjalë janë dërguar si përforcime për njësitë ushtarake të dislokuara në kufirin me Sirinë.

 


Lajme të ngjashme