Ndahet nga jeta ish-shefi i Shtabit të Përgjithsëm, Yasar Buyukanit

Shefi i 25-të i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), Gjeneralarmate në pension Yasar Buyukanit vdiq të enjten në moshën 79 vjeç.

Ndahet nga jeta ish-shefi i Shtabit të Përgjithsëm, Yasar Buyukanit

Sipas informacioneve të marra Buyukanit vdiq herët në mëngjes në Stamboll, në spitalin ku ishte shtruar dhe merrte trajtim mjekësor.

Kurse 4 ditë më parë ishte ndarë nga jeta në moshën 79 vjeç bashkëshortja e tij, Filiz Buyukanit.

Për shkak të sëmundjes së tij Yasar Buyukanit nuk kishte mundur të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas së tij.

Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u ka telefonuar të afërmeve të gjeneralit dhe u përcolli ngushëllimet e tij për humbjen e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë Turke.

Sipas njoftimit bërë nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës në këtë bisedë telefonike Erdoan i është lutur Zotit të mëshirojë Buyukanit dhe u shprehur ngushëllimet dhe durim pjesëtarëve të familjes.



Lajme të ngjashme