Eksporti i mjaltit – Turqia siguron rreth 18,5 milionë dollarë në periudhën janar-tetor 2019

Turqia ka siguruar 18 milionë e 406 mijë e 57 dollarë të ardhura nga eksporti i mjaltit në periudhën janar-tetor 2019.

Eksporti i mjaltit – Turqia siguron rreth 18,5 milionë dollarë në periudhën janar-tetor 2019

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi Lindor (DKIB), në dhjetë muajt e kaluar të vitit Turqia ka eksportuar 4 mijë e 146 tonë mjaltë anembanë botës duke siguruar 18 milionë e 406 mijë e 57 dollarë të ardhura.

Gjermania, e cila zë vendin e parë në tregun turk të eksportit të mjaltit, ka blerë 1 mijë e 461 tonë mjaltë në këmbim të 5 milionë e 722 mijë e 981 dollarëve gjatë periudhës në fjalë.

Në aspektin e eksportit të mjaltit turk, Gjermania pasohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 3 milionë e 498 mijë e 668 dollarë, Arabia Saudite me 2 milionë e 457 mijë e 255 dollarë, Kuvajti me 1 milion e 27 mijë e 169 dollarë dhe Austria me 583 mijë e 870 mijë e dollarë.



Lajme të ngjashme