Çavusoglu për deklaratën e Sassolit: Një shembull i ri i dyfytyrësisë së BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) iu përgjigj Presidentit të Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli.

Çavusoglu për deklaratën e Sassolit: Një shembull i ri i dyfytyrësisë së BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) iu përgjigj Presidentit të Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli...

Çavushollu bëri një postim në median sociale në lidhje me deklaratën e bërë nga Sassoli pas takimit dypalësh në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

“Postimi i bërë nga Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli për çështjet që nuk mi tha në fytyrë, duke i treguar ato si të vërteta, është një shembull i ri i qëndrimit jo të sinqertë dhe dyfytyrësh të Bashkimit Evropian. Është turp që një person që përfaqëson popujt e Evropës shtrembëron përmbajtjen e takimit të zhvilluar në një institucion të Bashkimit Evropian”.

Sassoli në deklaratën e publikuar, kishte pretenduar se kishte radhitur kritika në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura Turke “Burimi i Paqes” dhe sondazhet e Turqisë në Mesdheun Lindor, si dhe që këto kritika ia kishte përcjellë edhe ministrit Çavushollu.   



Lajme të ngjashme