Altun: Turqia bën një luftë të pamëshirshme ndaj organizatave terroriste

Në postimin e bërë në anglisht në median sociale Twitter, Altun theksoi se Turqia vazhdon me vendosmëri luftën kundër DAESH-it brenda dhe jashtë vendit.

1310310
Altun: Turqia bën një luftë të pamëshirshme ndaj organizatave terroriste

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun u shpreh se janë plotësisht jashtë të vërtetës pretendimet se ka mundësi që të gjallërohet përsëri organizata terroriste DAESH prej operacionit që Turqia ka filluar për të pastruar rrënjësisht organizatat terroriste nga kufiri i Sirisë.  

Në postimin e bërë në anglisht në median sociale Twitter, Altun theksoi se Turqia vazhdon me vendosmëri luftën kundër DAESH-it brenda dhe jashtë vendit.

Ai tha se Turqia ka ndjekur një fushatë të pamëshirshme kundër të gjitha organizatave terroriste pa përfillur origjinën e tyre. Qëllimi i Turqisë është të krijojë zona të sigurta të pastruara nga çdo lloj terrori.

“Ata që insistojnë të injorojnë shqetësimet tona legjitime për sigurinë nuk kanë të drejtë të kritikojnë operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Turqia dhe duhet të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre ndaj organizatave terroriste. Nuk është e përshtatshme për një aleat të NATO-s që ta quajë një organizatë terroriste "partneri më i mirë" me pretekstin se lufton kundër organizatës terroriste DAESH”, shkruan Fahrettin Altun në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme