Çavusoglu takon Presidentin e PE-së, David Sassoli

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu është takuar në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, sipas postimit në «Twitter».

1309684
Çavusoglu takon Presidentin e PE-së, David Sassoli

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua të mërkurën me Presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli.

Takimi u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian (PE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku Çavushollu ndodhet për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e tij të medias sociale ministri Çavushollu shkruan: “Në Bruksel pata një takim të sinqertë dhe konstruktiv me Presidentin e Parlamentit Evropian, David-Maria Sassoli”.

Pas pozimit para gazetarëve, takimi vazhdoi pa praninë e mediave.



Lajme të ngjashme