Turqia reagon ndaj vendimit të ShBA-së për vendbanimet e paligjshme çifute

"Deklarata fatkeqe e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo injoron hapur ligjin ndërkombëtar”,- thotë Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në një komunikatë të shkruar.

Turqia reagon ndaj vendimit të ShBA-së për vendbanimet e paligjshme çifute

Turqia ka bërë të ditur se vendimi i ShBA-së mbi vendbanimet ilegale çifute është një shembull i ri i qëndrimit të pamatur dhe të paligjshëm për të legjitimuar veprimet e paligjshme të Izraelit.

"Fakti që Administrata Amerikane, e cila është kundërshtuar nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare për qasjet e saj të paligjshme në lidhje me Jerusalemin dhe Lartësitë e Golanit që mbahen të pushtuara nga Izraeli, pretendon këtë herë se vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor nuk janë të paligjshme, është një shembull i ri i qëndrimit të shkujdesur dhe të paligjshëm për të legjitimuar veprimet e paligjshme të Izraelit”,- njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në një komunikatë të shkruar.

“Deklarata fatkeqe e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, injoron hapur të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht pikën 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe rezolutën 2334 (2016) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”,- thuhet në vijim të komunikatës.

Komunikata nënvizon më tej se Turqia bashkë me të gjithë anëtarët e përgjegjshëm të bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e Shtetit Palestinez dhe të drejtat legjitime popullit vëlla palestinez.

 


Lajme të ngjashme