Ministri Varank testoi balonën e parë vendore me ajër të ngrohtë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri një fluturim në qiellin e Kapadokjas me balonën e parë prodhim vendor me ajër të ngrohtë të prodhuar në Nevsehir të Turqisë.

1308323

Varank inspektoi balonën vendore me ajër të ngrohtë të prodhuar nga kompania vendore “Pasha Balloons”.

Balona e parë vendore me ajër të ngrohtë, e projektuar dhe prodhuar nga “Pasha Balloons” me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, fluturimin e parë testues e kreu më 11 tetor.

Krahas Kapadokjas, që është një qendër e rëndësishme e balonave me ajër të ngrohtë, kostoja vjetore e pëlhurës, ndryshimit të kubesë dhe të mirëmbajtjes së 230 balonave të tjera që fluturojnë në vende të ndryshme të Turqisë, arrin në 3 milionë euro.

Me aftësinë e prodhimit të balonave me ajër të ngrohtë, synohet që në radhë të parë të ulen shpenzimet e kostos së mirëmbajtjes dhe riparimit dhe të prodhohen 60 balona në vit në të ardhmen.

Krahas plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm të këtyre lloje balonave, vlera e të cilave është 80 mijë euro për copë, planifikohet që ato të eksportohen jashtë vendit.

Balona, e cila kaloi me sukses fluturimet testuese, do të eksportohet në Katar, Oman, Iran dhe në disa vende të Afrikës.

Lajme të ngjashme