Forcat turke të sigurisë arrestojnë 4 të dyshuar si anëtarë të DAESH-it

Policia turke arrestoi të dielën në provincën jugore të Adanasë 4 vëllezër me shtetësi siriane, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH dhe se po bënin përgatitje për akte terroriste.

1307837
Forcat turke të sigurisë arrestojnë 4 të dyshuar si anëtarë të DAESH-it

Siç bëjnë të ditur burime të sigurisë, 4 të dyshuarit hynë ilegalisht në Turqi nga Siria në orët e para të mëngjesit dhe arrestimi i tyre u realizua përmes një operacioni të përbashkët të Forcave Speciale të Policisë dhe Departamentit të Antiterrorizmit, pas një monitorimi të gjatë dhe vlerësimit të informatave nga terreni.

Pas kontrollit në Njësinë Mjekoligjore të Adanasë, 4 vëllezërit sirianë u dërguan në Drejtorinë Rajonale të Policisë.



Lajme të ngjashme