Forcat e Armatosura Turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ushtria turke ka neutralizuar mëngjesin e së enjtes 8 terroristë të PKK-së gjatë një operacioni me mbështetje ajrore në zonën Metina, në veri të Irakut.

Forcat e Armatosura Turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

“Si rezultat i punës së koordinuar të Forcave të Armatosura Turke dhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT), 8 anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK, të identifikuar në zonën Metina, në veri të Irakut, u neutralizuan me operacion të mbështetur nga ajri”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Ministria theksoi gjithashtu se operacionet në këtë zonë vazhdojnë.



Lajme të ngjashme