Turqi – Filloi operacioni antiterrorist «Kiran-6»

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi të martën fillimin në rrethinat e provincave lindore Van, Hakari dhe Shërnak të operacionit «Kiran-6», ku marrin pjesë 2.360 personel i xhandarmërisë e policisë.

1305412
Turqi – Filloi operacioni antiterrorist «Kiran-6»

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme operacioni «Kiran-6» ka nisur në zonën rurale të njohur me emrin Farashin (Faraşin) në rrethinat e provincave Van, Hakari dhe Shërnak. Operacioni antiterrorist realizohet nga Komanda Rajonale e Xhandarmërisë në Shërnak me qëllim pengimin e organizatës separatiste terroriste PKK të dislokohet në bazat e saj dimërore si dhe të neutralizojë terroristët që sipas vlerësimeve janë strehuar në këtë rajon.

Në operacion marrin pjesë 157 njësi operative dhe 2.360 personel, kryesisht efektiva të trupave komando të xhandarmërisë, njësi të operacioneve speciale të xhandarmërisë me detyrë në Komandën Xhandarmërisë në provincën e Shërnakut, njësi të operacioneve speciale të Policisë si dhe roje të sigurisë.

Në kuadër të operacioneve “Kiran” që janë realizuar nga 17 gushti 2019 e këtej janë neutralizuar 116 terroristë, si dhe janë asgjësuar 195 shpella, strehime dhe depo [të terroristëve].

 


Lajme të ngjashme