Suficiti i llogarive rrjedhëse të Turqisë shënon rekord për të katërtin muaj radhazi

Suficiti 12-mujor i Turqisë në llogaritë rrjedhëse vazhdon të shënojë rekord me 5 miliardë e 895 milionë dollarë në shtator 2019.

Suficiti i llogarive rrjedhëse të Turqisë shënon rekord për të katërtin muaj radhazi

Deficiti vjetor i llogarive rrjedhëse është tkurrur gradualisht nga 58 miliardë dollarë falë masave dhe praktikave të qeverisë duke filluar nga gjysma e dytë e 2018-s. Procesi i ekuilibrimit të ekonomisë bëri që deficiti rrjedhës vjetor të tkurret për 12 muaj radhazi.

“Bilanci i llogarive rrjedhëse pati një suficit prej 2,48 miliardë dollarësh në shtator duke u përmirësuar me 599 milion dollarë nga shtatori 2018”, njoftoi të martën Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB).

“Shifrat e bilancit të pagesave treguan se suficiti 12-mujor në vend arriti në 5 miliardë e 895 milionë dollarë, një rekord i ri”, theksoi TCMB-ja duke shtuar se llogaritë rrjedhëse kanë shënuar suficit për 4 muaj radhazi që nga qershori i këtij viti.

Në llogaritë rrjedhëse të vendit, suficiti ishte 1,2 miliardë dollarë në qershor, 4,7 miliardë në korrik dhe 5,3 miliardë në gusht.

Kështu, duke marrë parasysh 4,7 miliardë dhe 5,3 miliardë dollarët në korrik e gusht, u regjistruan suficitet aktuale më të larta vjetore.

Përmirësimi u nxit kryesisht nga një ulje e hendekut të import-eksportit me 867 milionë dollarë, 48 milionë dollarë më pak nga një vit më parë; si dhe nga një rritje në të ardhurat neto nga shërbimet në 4,3 miliardë dollarë, 694 milionë dollarë më shumë.

Artikujt e udhëtimit, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të llogarisë së shërbimeve, patën një hyrje neto prej gati 3,5 miliardë dollarësh në shtator duke u rritur me 619 milionë dollarë në bazë vjetore.

Suficiti i llogarive rrjedhëse të Turqisë – me përjashtim të arit dhe energjisë – arriti në 5,8 miliardë dollarë duke shënuar një rritje me 670 milionë dollarë gjatë të njëjtës periudhë.

Programi i ri ekonomik i vendit, zbuluar nga qeveria në muajin shtator, parashikon që raporti i suficitit të llogarive rrjedhëse me PBB-në të jetë 0,1 për qind në vitin 2019.



Lajme të ngjashme