Terroristët e PKK/YPG-së vazhdojnë provokimet/sulmet në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi të hënën se në 24 orët e fundit, pjesëtarët e organizatës terroriste PKK/YPG kanë bërë 19 provokime/sulme me mortaja, autobomba dhe dronë në zonën e fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes”.

Terroristët e PKK/YPG-së vazhdojnë provokimet/sulmet në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”

“Ndërkohë që Forcat e Armatosura të Turqisë u përmbahen plotësisht marrëveshjeve për lehtësimin e Korridorit të Paqes, terroristët e PKK/YPG-së vazhdojnë të bëjnë shkelje në zonën e fushëveprimit të Operacionit «Burimi i Paqes». Në 24 orët e fundit, terroristët kryen gjithsej 19 provokime/sulme me mortaja, autobomba dhe dronë”, thuhet në një njoftim të publikuar nga Ministria në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Ministria thekson gjithashtu se provokimet e terroristëve në zonën e fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes” vazhdojnë ende.



Lajme të ngjashme