Erdogan: Pasuritë pyjore të Turqisë i zgjeruam në 22,6 milionë hektarë për 17 vjet

Turqia po mbjell të hënën 11 milionë fidanë në 81 rrethet e saj në kuadër të fushatës me rastin e Ditës Kombëtare të Pyllëzimit.

Erdogan: Pasuritë pyjore të Turqisë i zgjeruam në 22,6 milionë hektarë për 17 vjet
orman agac.jpg
milli ağaçlandırma günü 1.jpg
erdogan.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në Programin e Ditës Kombëtare të Pyllëzimit, organizuar në lokalitetin Batikent-Çakirlar të kryeqytetit Ankara, nga ku iu drejtua edhe qytetarëve të pranishëm.

Pasi theksoi se objektivi i tyre është një Turqi më e gjelbër, Erdogani tërhoqi vëmendjen se interesi i lartë për këtë aktivitetet ka tejkaluar synimin dhe është shndërruar në një fushatë që do të bëhet shembull për gjithë botën.

Ai njoftoi se zyrtarë të Librit të Rekordeve “Guinness” do ta ndjekin aktivitetin gjatë tërë ditës nga Çorumi dhe do ta regjistrojnë këtë rekord në histori.

Erdogani rikujtoi se pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste PKK kanë shkaktuar zjarre në shumë sipërfaqe të pyllëzuara, sidomos në Bodrum, Marmaris, Izmir dhe Antalie.

“Organizata terroriste separatiste PKK dhe fraksionet e saj i pohuan me gojën e tyre këto zjarrvënie; thanë «i dogjëm ne». Ata i dogjën, ne i mbollëm. Qëllimi i tyre s’ishte të mbronin mjedisin, por të rrethonin Turqinë në emër të disave. Falë Zotit, me mbështetjen e kombit tonë, ne i prishëm të gjitha këto kurthe. Sikurse në çdo çështje tonën, ne po punojmë dorë për dore e sup më sup me kombin tonë edhe në mobilizimin tonë për zgjerimin e pasurive pyjore”, u shpreh ai.

“Duke mbjellë 4,5 miliardë fidanë gjatë 17 viteve të fundit, sipërfaqja e pasurive pyjore të Turqisë është zgjeruar në 22,6 milionë hektarë, nga 20,8 milionë që ishte më parë”, shtoi presidenti turk duke iu referuar mandatit të partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).



Lajme të ngjashme