Erdogan: Të vendosur ta çojmë Turqinë në ligën më të lartë botërore, do realizojmë objektivat 2023

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial në Bestepe të Ankarasë për 81-vjetorin e kalimit në botën e përjetshme të Gazi Mustafa Kemal Ataturkut.

Erdogan: Të vendosur ta çojmë Turqinë në ligën më të lartë botërore, do realizojmë objektivat 2023

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se një hapësirë me sipërfaqe mbi 8.100 km2 është tashmë e sigurt në Siri.

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial në Bestepe të Ankarasë për 81-vjetorin e kalimit në botën e përjetshme të Gazi Mustafa Kemal Ataturkut.

Pasi theksoi se në zonat e sigurta po përgatitet terreni i nevojshëm për kthimin e sirianëve, Erdogani bëri me dije se 365 mijë sirianë janë kthyer në tokat e tyre deri më tani.

Ai sqaroi se objektivi i tyre është kthimi në shtëpitë e tyre i të gjithë sirianëve të strehuar në Turqi dhe se për këtë janë duke përgatitur projektet e nevojshme.

Erdogani theksoi gjithashtu se (Forcat e Armatosura të Turqisë) kanë hyrë në gjitha strofkat e organizatës terroriste separatiste YPG/PKK dhe se terroristëve nuk u ka mbetur më asnjë brimë ku të fshihen.

“Nëse unë s’paskam punë në Siri, atëherë ç’punë paska Siria në territorin tonë? Ata (terroristët e YPG/PKK-së) do të hapin zjarr provokues që atje, ndërsa ne duhet të rrimë. Jo, edhe ne po bëjmë atë çfarë duhet bërë. Ata mobilizuan të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të gjunjëzuar vullnetin kombëtar, por edhe këtu dështuan”, u shpreh ai.

Lideri turk tërhoqi vëmendjen gjithashtu mbi deklaratat e gënjeshtra dhe shpifëse gjatë ditëve të fundit kundër Perandorisë Osmane.

“Niveli i shkrim-këndimit në Perandorinë Osmane na qenkësh shumë i ulët. Osmanët nuk paskëshin industrinë e tyre të armëve. Popujt nën administrimin osman na qenkëshin shtypur. Të gjitha këto janë mashtrime, shpifje. E kaluara e atyre që prodhojnë materiale për turkofobinë, është e mbushur me gjenocid dhe shtypje, prandaj përpiqen të shesin veten e tyre me përralla krejt ndryshe”, tha Erdogani.

Mes të tjerash, presidenti turk nënvizoi se nuk bëhet fjalë për shitje të fabrikës së tank-paletave në Sakraya.

“Ne jemi të vendosur që ta çojmë vendin tonë në ligën më të lartë botërore duke realizuar objektivat e vitit 2023”, potencoi ai duke shtuar se Ataturku kuptohet e evokohet në këtë mënyrë dhe jo me fjalë.



Lajme të ngjashme