Çavusoglu: Pasuritë e Sirisë i përkasin popullit sirian, askush tjetër s’ka të drejta mbi to

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të shtunën se SHBA-ja ka pohuar që në Siri ndodhet veçanërisht për rezervat e naftës dhe potencoi se “askush (përveç popullit sirian) nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”.

Çavusoglu: Pasuritë e Sirisë i përkasin popullit sirian, askush tjetër s’ka të drejta mbi to

I pyetur lidhur me deklaratat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) se të ardhurat nga fushat e naftës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollojnë në Siri, shkojnë për Forcat Demokratike Siriane (FDS), të cilat formohen kryesisht nga organizata terroriste YPG/PKK, Çavusoglu u përgjigj duke thënë se po i ndjekin me kujdes deklaratat në fjalë nga SHBA-ja.

“Ata gjithashtu e pranojnë se ndodhen atje veçanërisht për rezervat e naftës. Ne po flasim për një vend që nuk e fsheh se janë të pranishëm atje për pasuritë, për të konfiskuar pasuritë e naftës së një vendi tjetër. Këtu shohim sidomos që nga të ardhurat e siguruara prej këtu mbështeten organizatat terroriste, siç është YPG/PKK-ja”, tha shefi i diplomacisë turke në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), Hadi Soleimanpour, pas Takimit 24. të Këshillit të Ministrave të ECO-së.

Çavusoglu theksoi se YPG/PKK-ja po trafikon naftë sikurse ka vepruar më parë organizata terroriste DAESH.

“Askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë. Ne, si Turqi, filluam Operacionin «Burimi i Paqes» për të pastruar terroristët e jo si të tjerët, apo sikurse ka pohuar SHBA-ja, për të konfiskuar pasuritë e Sirisë. Kemi parandaluar ndarjen e Sirisë, integritetin territorial të së cilës ne e mbështesim fuqimisht. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ky rajon të ketë stabilitet edhe në proceset në vijim”, tha ai.

“Deklarata e SHBA-së, e cila vjen nga dhjetëra-mijëra kilometra larg, se «ne do të vlerësojmë rezervat e naftës së Sirisë», është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, nënvizoi ministri Çavusoglu.

“Ne jemi kundër kësaj gjithashtu. Këto i përkasin popullit të Sirisë dhe duhet të vlerësohen në mënyrë të atillë që të përfitojë populli sirian”, shtoi kryediplomati turk.



Lajme të ngjashme