Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon sulmet provokuese në rajonin e “Burimit të Paqes”

Terroristët e YPG/PKK-së kryen 8 sulme provokuese gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.

tel abyad ermeni kilisesi.jpg

Terroristët e YPG/PKK-së kryen 8 sulme provokuese gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, ndërkohë që Forcat e Armatosura Turke respektojnë plotësisht marrëveshjet aktuale për vendosjen e korridorit të paqes, terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë provokimet ndaj rajonit të operacionit “Burimi i Paqes”.

Në deklaratë bëhet e ditur se terroristë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërmarrë 8 sulme provokuese me mortajë, raketa dhe snajper ndaj rajonit në fjalë.  

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Ministria njoftohet se Kisha Armene, e cila ishte kthyer në një pozicionim të terroristëve në nënprefekturën Tel-Abyad të Sirisë, që u pastrua nga organizata terroriste YPG/PKK me operacionin e ushtrisë turke “Burimi i Paqes”, është rregulluar duke u pastruar.  

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se në Rasulayn dhe Tel-Abyad vazhdon kthimi në jetën normale.

Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e rinovimit dhe restaurimit pothuajse në çdo fushë për të siguruar nevojat e popullit të rajonit.  



Lajme të ngjashme