Erdogan: Operacioni do të vazhdojë deri në nxjerrjen e terroristëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se operacioni «Burimi i Paqes» në veri të Sirisë do të vazhdojë derisa organizata terroriste separatiste YPG/PK të nxirret jashtë rajonit.

Erdogan: Operacioni do të vazhdojë deri në nxjerrjen e terroristëve

Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga vizita në Hungari.

Duke iu referua operacionit «Burimi i Paqes” që vazhdon në veri të Sirisë kundër organizatës terroriste separatiste YPG/PKK, Erdoani tha:

“Mbrëmjen e kaluar pata një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump. Pas kësaj bisede telefonike vendosëm të shkojmë në ShBA më 13 nëntor”.

Erdoani tha se do të ishte e dobishme vlerësimi i operacionit «Burimi i Paqes» në një takim ballë për ballë me Trump në kuadër të kësaj vizite.

Pastaj ShBA-ja na ka bërë edhe një premtim, - vijoi kreu i shtetit turk.

"Ne do t'i heqim organizatat terroriste nga Menbixhi”,- na thanë ata. Por për momentin terroristët nuk kanë dalë jashtë kësaj zone. Ne jemi në dijeni të çdo gjëje që ndodh në terren përmes shërbimeve tona inteligjente”, shtoi ai.

Duke theksuar se kontrolli i Forcave të Armatosura Turke (TSK) vazhdon në rajonin e Tel-Abyad dhe Rasulayn, Erdoani tha:

"Por kemi zonën e Tel-Tamerit në jug të Rasulaynit. Ky është një vendbanim ku është vendosur organizata terroriste. Organizata terroriste nuk rriti e qetë dhe prej këtu ajo bën vazhdimisht provokime ndaj kufijve tanë. E njëjta gjë ndodh edhe në Menbixh. Me të njëjtën situatë kemi të bëjmë dhe në rrethinat e Ayn al-Arab. PKK-PYD-YPG-ja e bën këtë këtu sapo të gjejë mundësinë më të vogël".

Duke deklaruar se lufta kundër terrorizmit në rajon vazhdon me vendosmëri, Erdoani tha se ai do t’i diskutojnë të gjitha këto çështje në takimin që do të ketë me Trumpin gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara (ShBA).

"Ne nuk do ta lëmë këtë punë deri sa të jetë larguar nga zona edhe terroristi i fundit”,- nënvizoi Presidenti Erdoan.

"Ne nuk largohemi pa dalë më parë vendet e tjera. Ne jemi për unitetin, solidaritetin dhe integritetin e Sirisë. Asnjëherë nuk duam që ajo të ndahet. Nëse edhe vendet e tjera mbështesin të njëjtën gjë, atëherë ato duhet ta vërtetojnë këtë. Duhet ta vërtetojnë ata, që pastaj të kërkojnë prova nga ne. Asnjë nga këto (vende) nuk i ka kufijtë këtu, por ne kemi një kufi [me Sirinë],- sqaroi kreu i shtetit turk.

"Ne kemi një dokument siç është Memorandumi i Adanës”,- u shpreh Erdoan dhe bëri këtë vlerësim: “Nëse nuk pastrohen këto organizata terroriste, atëherë ne do të vazhdojmë pozicionin tonë këtu me autorizimin që na është dhënë nga Memurandumi i Adanës".

 

 


Lajme të ngjashme