Presidenti Erdogan e shpall datën 11 nëntor si “Dita Kombëtare e Pyllëzimit”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të enjten se data 11 nëntor do të festohet çdo vit si “Dita Kombëtare e Pyllëzimit”.

Presidenti Erdogan e shpall datën 11 nëntor si “Dita Kombëtare e Pyllëzimit”

Në qarkoren e publikuar me rastin e “Mobilizimit për Pyllëzim të 11 Nëntorit”, Erdogani tha se Turqia, me sipërfaqen e saj prej 78 milionë hektarësh, ka një diversitet të pasur në aspektin ekologjik.

Duke tërhequr vëmendjen se në këtë pasuri të madhe pyjet zënë një vend të rëndësishëm si për llojshmërinë ashtu edhe për kompozimin e tyre, kreu i shtetit turk bëri me dije se një aktivitet për mbjelljen e fidanëve do të organizohet njëkohësisht anembanë vendit.

“Ne do të mbjellim plot 11 milionë fidanë brenda 3 orësh në 2023 zona të 81 rretheve tona. Besoj fuqishëm se të gjithë qytetarët tanë, të rinj e të moshuar, do të ofrojnë vullnetarisht çdo mbështetje të mundshme për këtë aktivitet, i cili synon të thyejë edhe rekordin botëror”, u shpreh ai duke shtuar se informacionet e nevojshme për aktivitetin në fjalë janë publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Erdogani bëri me dije gjithashtu se në këtë qarkore data 11 nëntor është shpallur “Dita Kombëtare e Pyllëzimit”.



Lajme të ngjashme