Delegacioni i Kuvendit të Turqisë viziton përmendoren e Ataturkut në Meksikë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Şentop) vizitoi përmendoren e Ataturkut në kryeqytetin Meksiko të Meksikës.

Shentop filloi programin në Meksiko, ku ka shkuar për të marrë pjesë në mbledhjen e 5-të të kryeparlamentarëve të MIKTA-së (Meksika, Indonezia, Koreja e Jugut, Turqia dhe Australia).

Së bashku me delegacionin e TBMM-së, i shoqëruar nga Ambasadori i Turqisë në Meksiko, Tahsin Timur Sëjlemez (Söylemez), Shentopi vendosi një kurorë prej karanfilash të kuq dhe të bardhë me shkrimin “Kryeparlamentari i TBMM) në monumentin e Ataturkut, që ndodhet në Bulevardin “La Reforma".

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop më pas doli në fotografi përpara përmendores së bashku me deputetët e tjerë të kuvendit turk.

Lajme të ngjashme