ANKA fluturon drejt rekordit, 26 orë e 30 minuta

Në deklaratën e bërë nga Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës TUSAŞ, bëhet e ditur se ANKA ka thyer rekord të ri duke fluturuar 26 orë e 30 minuta.

ANKA fluturon drejt rekordit, 26 orë e 30 minuta

Mjeti ajror pa pilot ANKA (droni IHA) ka realizuar fluturimin më të gjatë, mbi një ditë.

Në deklaratën e bërë nga Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës TUSAŞ, bëhet e ditur se ANKA ka thyer rekord të ri duke fluturuar 26 orë e 30 minuta.

Në parametrat themelore të performancës së ANKA-s afati i ngritjes në ajër përcaktohet të jetë 24 orë.

IHA kombëtare plotëson detyrën e zbulimit, vrojtimit, ditë e natë, përfshi edhe gjatë kushteve të këqija atmosferike, përcaktimin e objektivit të fiksuar ose të lëvizshëm, identifikim, me qëllim ndjekjeje të objektivit dhe përcjelljes së informacioneve pamore në kohë reale.

 

Fjalët Kyçe: TUSAS , IHA , ANKA-IHA , ANKA

Lajme të ngjashme