Turqia teston me sukses raketën e udhëzuar “Atmaca” të lëshuar nga deti

Turqia kreu të hënën një provë të suksesshme të raketës së parë detare të zhvilluar plotësisht me mundësi kombëtare.

1299923
Turqia teston me sukses raketën e udhëzuar “Atmaca” të lëshuar nga deti

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB), Ismail Demir, bëri me dije se raketa “Atmaca” u lëshua nga luftanija “TCG Kinaliada”, korveta e katërt antinëndetëse e klasës “Ada” të prodhuar në kuadër të programit kombëtar të anijeve luftarake turke (MILGEM).

Zhvilluar dhe prodhuar nga kompania “Roketsan”, raketa “Atmaca” pritet të hyjë në inventarin e ushtrisë turke në gjysmën e dytë të vitit 2020.

“Atmaca” do të zëvendësojë raketën antianije “Harpoon”, e cila ndodhet aktualisht në inventarin e ushtrisë turke dhe është prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kompanisë prodhuese, “Atmaca” është një raketë antianije tokë-tokë me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë veprimi, e cila mund të integrohet në anije patrullimi, fregata dhe korveta.

Raketa antianije është e rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe kundërmasave.

“Atmaca” është një raketë e udhëzuar me një rreze veprimi mbi 200 kilometra (124 milje), e cila paraqet kërcënim për objektiva të qëndrueshme dhe të lëvizshme përtej vijës së shikimit.

Ajo gjithashtu mundëson azhurnimin e objektivit, riprogramimin e sulmit, abortin e misionit dhe planifikimin e misionit të ardhshëm përmes lidhjes moderne dhe të zhvilluar të të dhënave.

Falë raketës “Atmaca”, kompania “Roketsan” do të bëhet gjithashtu furnizues i një sistemi kritik që përbën fuqinë goditëse të anijeve. Në botë ka aktualisht shumë pak zgjidhje të së njëjtës klase dhe kategorie me raketën “Atmaca”.



Lajme të ngjashme