Ushtria turke neutralizon një terrorist të shumëkërkuar

Në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK/KCK në rrethin Van u neutralizuan 2 terroristë.

1298840
Ushtria turke neutralizon një terrorist të shumëkërkuar

Në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK/KCK në rrethin Van u neutralizuan 2 terroristë.

Një prej tyre ishte në listën e të kërkuarve në kategorinë gri.

Ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit Van, zhvilluan punime për deshifrimin e aktiviteteve të organizatës terroriste PKK/KCK.

Në këtë kuadër, në operacionin e zhvilluar në zonën rurale të nënprefekturës Gyrpënar (Gürpınar), u neutralizuan 2 terroristë.

Bëhet e ditur se një prej terroristëve ishte terroristi me pseudonimin Karker që bënte pjesë në listën gri me shpërblim prej 300 mijë lirash (rreth 52 mijë dollarë).

Në operacion u sekuestruan shumë armë, municione dhe materiale jetese.

Vazhdon operacioni në rajon.

Ndërsa në operacionin kundër organizatës terroriste në Mush (Muş) forcat turke të sigurisë asgjësuan 3 vendstrehime me armë, municione dhe materiale jetese.

 


Lajme të ngjashme