Veriu i Irakut – Ushtria turke ndërmori operacione të suksesshme me dronë të armatosur

Tre anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan me anë të dronëve të armatosur në zonat Kandil dhe Haftanin në veri të Irakut.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se 3 terroristë të PKK-së të zbuluar në zonat Kandil dhe Haftanin në veri të Irakut u neutralizuan me anë të dronëve të armatosur.

Nga ana tjetër në komunikatën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme njësitë e komando dhe të forcave speciale të Komandës së Xhandarmerisë të Rrethit Van, gjatë operacionit të koduar “KIRAN-Dëshmori Abdullah Baydu”, të filluar në zonën rurale të rrethit me qëllim të zbulimit të bunkerëve dhe strehimoreve të organizatës terroriste PKK/KCK, kanë neutralizuar dy terroristë.

Në komunikatë theksohet se operacionet në zonë po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme