MPJ: Greqia t’i japë fund shtyrjes së emigrantëve të çrregullt në kufirin e Turqisë

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me shtyrjen në Turqi të emigrantëve të çrregullt nga toka dhe deti nga ana e Greqisë.

1295971
MPJ: Greqia t’i japë fund shtyrjes së emigrantëve të çrregullt në kufirin e Turqisë

Turqia reagoi ndaj Greqisë për “emigrimin e çrregullt”...

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me shtyrjen prapa në Turqi të emigrantëve të parregullt nga toka dhe deti nga ana e Greqisë.  

“Në kufirin tonë vazhdojnë ngjarjet e zmbprapsjes së emigrantëve të parregullt nga ana e zyrtarëve grekë si nga toka, ashtu edhe nga deti” shkruhet në deklaratë.

Në këtë deklaratë bëhet e ditur se në vitin 2018 nga Greqia janë prapësuar në Turqi 11 mijë e 867 emigrantë të parregullt ndërsa në 10 muajt e parë të vitit kjo shifër ka arritur në 25 mijë e 404.

“Nga dëshmitë e emigrantëve që janë shtyrë prapa janë marrë informacione se këta persona (emigrantët) pasi janë kapur nga autoritetet greke, u janë sekuestruar sendet personale dhe pa kryer asnjë procedurë zyrtare dhe në disa raste duke u përballur me trajtime të papranueshme dhe duke u rrahur, janë dërguar në kufirin tonë nën shoqërimin e zyrtarëve grekë”, shkruhet në deklaratë.  

Gjithashtu në deklaratë theksohet se në duart e autoriteteve turke ka çdo lloj pamje, fotografi dhe dëshmi të personave të keqtrajtuar të cilët ”pasi janë kapur nga policia greke, janë lënë dy ditë pa bukë, janë neutralizuar me elektroshok, janë goditur me plumba plastikë dhe pasi janë rrahur janë hedhur në lumin e Maricës (Euros)”.

“Veprimtaritë e shtypjes prapa të Greqisë, që shkelin ligjin ndërkombëtar janë regjistruar gjithashtu në raportet e Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës kërkoi që Greqia të ndalonte veprimtaritë e sipërpërmendura dhe t'i hetojë këto incidente. Ne kërkojmë që qeveria e re greke, në vend që të mohojë incidentet e kthimit, për të cilat ne kemi çdo informacion dhe dokument që gjithashtu janë identifikuar edhe nga Këshilli i Evropës, të punojë për korrigjimin e kësaj politike që është kundër ligjit ndërkombëtar”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme