Ministria e Drejtësisë bëri kërkesë për ekstradimin e “Mazlum Kobani”

Pas kartës së kuqe Ministria e Drejtësisë i dërgoi Ministrisë së Jashtme kërkesën për ekstradimin e terroristët “Mazlum Kobani” për ta proceduar më tej në ShBA.

1296149
Ministria e Drejtësisë bëri kërkesë për ekstradimin e “Mazlum Kobani”

Ministria e Drejtësisë i dërgoi Ministrisë së Punëve të Jashtme dosjen për ekstradim që përmban edhe kërkesën për arrestim të Ferhat Abdi Sahin i njohur me pseudonimin “Mazlum Kobani”.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, pas lëshimit të kartës së kuqe për Ferhat Abdi Sahin, njëri prej të ashtuquajturve liderë të organizatës terroriste YPG/PKK i njohur me pseudonimin “Mazlum Kobani”, janë ndërmarrë edhe iniciativat për ekstradimin e tij.

Ministria në fjalë ka përgatitur kërkesën për ekstradimin e terroristit Sahin.

Dosja për ekstradim i është përcjell Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta proceduar më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 


Lajme të ngjashme