Turqia reagon ndaj AI: Ndërkohë që shumë vende thurin gardh me tela, ne hapim portat për sirianët

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) tha se refuzojnë pretendimet, që zënë vend në raportin e publikuar nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë (AI), në lidhje me sirianët, që janë nën mbrojtjen e përkohshme në Turqi.

1295142
Turqia reagon ndaj AI: Ndërkohë që shumë vende thurin gardh me tela, ne hapim portat për sirianët

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) tha se refuzojnë pretendimet, që zënë vend në raportin e publikuar nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë (AI), në lidhje me sirianët, që janë nën mbrojtjen e përkohshme në Turqi.

Në përgjigjen me shkrim në lidhje me pyetjen në këtë çështje zëdhënësi Aksoj bëri të ditur se Turqia vazhdon të mirëpresë në tokat e saj mbi 4 milionë njerëz, nga këta mbi 3,6 milionë janë sirianë. Ai shkroi se ndërkohë që në një periudhë kur shumë vende kanë thurur tela me gjemba në kufijtë e tyre dhe janë fshehur pas telave, Turqia ka hapur portat e saj për ata që kanë nevojë.

“Ndërsa ne i presim këta njerëz në mënyrën më të mirë, ne e respektojmë me përpikëri marrëveshjen e "ripranimit" në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare, nuk ka asnjë ndryshim në qasjen tonë. Për këtë ne refuzojnë pretendimet, që zënë vend në raport në fjalë, në lidhje me sirianët, që janë nën mbrojtjen e përkohshme në Turqi”, deklaroi Aksoj.

Ai bëri të ditur gjithashtu: ”Në këtë kuadër, pretendimet në raport se Sirianët janë dërguar me forcë përsëri, kërcënohen dhe i nënshtrohen keqtrajtimit janë joreale dhe produkt i imagjinatës”.

“Autoritetet tona përkatëse po kryejnë procesin e kthimit të sigurt dhe vullnetar të sirianëve në vendin e tyre në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe organizatat joqeveritare”, shkroi Aksoj dhe shtoi: “Rreth 365.000 sirianë janë kthyer vullnetarisht në zonat e pastruara nga terrorizmi në Siri nga Turqia”.

Ai bëri të ditur se Turqia përsërit në çdo rast se kthimi i refugjatëve duhet të bëhet vullnetarisht dhe në mënyrë të sigurt dhe se ky proces duhet të zhvillohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe shtoi: “Ne kemi besimin se në qoftë se sigurohet infrastruktura humanitare dhe fizike dhe kushtet e sigurisë në Siri, sirianët mund të kthehen në vendin e tyre. Në fakt, një nga objektivat e operacionit “Burimi i Paqes” është krijimi i një zone të sigurt, e cila do të lehtësojë kthimin e sigurt dhe të vullnetshëm të qindra mijëra sirianëve që shpëtuan nga mizoria dhe shtypja e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG. Ne besojmë se edhe komuniteti ndërkombëtar ka një përgjegjësi të rëndësishme në lehtësimin e procesit të kthimit të sigurt dhe vullnetar të sirianëve. Vendi ynë do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshme për të përmirësuar kushtet e jetesës së sirianëve”.

 


Lajme të ngjashme